Erdogan: Lufta në Gaza turpi i përbashkët i njerëzimit, t’i bëhet presion Izraelit
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e cilësoi luftën e Izraelit në Gaza si turpin e përbashkët të gjithë njerëzimit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Erdogan theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presionin e nevojshëm ndaj Izraelit ,ndërsa shprehu besimin se edhe Shqipëria do bëjë pjesën e vet në këtë drejtim.
“Gjenocidi që po bëhet në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzit. Ne si ndërkombëtarë duhet të bëjmë çmos të sigurojmë armëpushim të përhershëm dhe të bëjmë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Shpresoj që Shqipëri të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha presidenti turk.
Ai tha se xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan do të jetë dhuratë popullit turk për motrat dhe vëllezërit shqiptarë
“Do të hapim xhaminë, që është dhuratë e jona për motrat dhe vëllezërit tanë shqiptarë dhe falenderojmë ata që kontribuuan në këtë proces. Ajo është xhamia më e madhe në Ballkan dhe do të jetë vendi ku do të lulëzojë ndenja e paqes dhe solidaritetit”, u shpreh Erdogan.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania