Hapja e Xhamisë së Namazgjasë, Përfaqësuesi i KMSH: Ditë e lumtur por
Drejtori i arsimit në KMSH Elton Karaj ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli rreth ceremonisë së inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë.
Ai tha që hapja e Xhamisë së Namazgjasë është një ditë shumë e lumtur për besimtarët shqiptarë dhe ndonëse në media ka pasur shumë “por” sipas tij, nuk ka edhe aq “por” pasi çështja e mos pasjes përfaqësi nga KMSH në këtë ceremoni është çështje protokolli.
“Ditë e lumtur për të gjithë besimtarët mysliman të Shqipërisë, ditë e lumtur për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe ditë e lumtur për mbarë qytetarët e Shqipërisë, sepse edhe është folur edhe bëhet fjalë për një objekt me shumë funksione”,-tha ai.
I pyetur se përse nuk kishte përfaqësues nga KMSH në inaugurimin e xhamisë, Karaj tha:
“Ceremonia e inaugurimit nëpërmjet bisedimeve që ne kemi pasur lidhur me realizimin e saj, nuk ka pasur një protokoll të caktuar aty ka pasur dy element kryesor, zoti kryeministër dhe zoti president, ndërsa elementët e tjerë kanë qenë në diskutim deri në momentin e fundit”,-tha Elton Karaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur