“Çfarë po fitojmë ne nga Turqia”, përplasen Manjani dhe Pëllumbi
Deputeti i PS Arben Pëllumbi dhe juristi Ylli Manjani debatuan në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me vizitën e presidentit turk Erdogan me mesazhet e dhëna në Tiranë.
Manjani tha se termi partner i përdor nga Rama është qesharak, pasi sipas tij ai që të fal nuk është partner, është donator.
“Ka një problem dhe më esencial se kaq, ne edhe për shkak të këtij shteti të shkalafitur, ajo fjala partner është e madhe, ne jemi lypës. Kryeministri tha na ka falur Erdogani ca dronë, kjo do të thotë që lekët tona vidhen me mënyra të tjera dhe ne duhet të kërkojmë ndihma. Ai që të fal nuk është partner është donator, partnerët nuk falin, shkëmbejnë, ne asgjë nuk shkëmbejë. Çfarë fiton shoqëria shqiptare nga kjo? Asgjë”, tha Manjani.
Sipas Pëllumbit, Shqipëria është një vend i vogël dhe çdo vend i vogël nevojë që të ketë miq të mëdhenj.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet