U arrestua në Kolumbi, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e 25-vjeçarit

11 Tetor 2024 | 12:49
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e 25-vjeçarit Admir Tutaj për masë më të butë sigurie sesa “arrest në burg”. Gjyqtarja Saida Dollani, në seancën e kësaj të premte, vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Admir Tutaj u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri më 19 shtator të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tre vepra penale. GJKKO kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “Trafikim armësh dhe municionesh”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
25-vjeçari u shpall në kërkim në prill të vitit 2023, pas një operacioni të Policisë së Shtetit në portin e Durrësit. Në prill, shërbimet policore gjetën brenda një automjeti furgon, tip
Benz, një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.
Hetimet e kryera nga policia treguan se arsenali ishte siguruar nga Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, me qëllim trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026