“Më drejtuan pistoletën” – Kërcënohet i riu në pedonalen e Shkodrës: Ishin me motor

11 Tetor 2024 | 14:16

Arlind Bushati, djali i ish-kanidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushati, ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se është kërcënuar me armë zjarri nga disa persona.

I riu ka pohuar përpara uniformave blu se persona të paidentifikuar, që lëviznin me një motomjet, i kanë drejtuar një armë teksa ai ndodhej afër një lokali në pedonalen e qytetit.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet dhe po bën verifikimet e kamerave të sigurisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës,” thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026