“Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE”, Orban mbështet integrimin e vendit në union
Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë deklaratës së tij të përbashët me kryemimistrin rama shprehu konsiderata të larat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Orban theksoi bindjen e tij të plotë se vendi ynë do duhet që të bëhet pjesë e Unionit, në mënyrë që jo vetëm të jetë pjesë e familjes së madhe europiane, por edhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit me shumë vende të tjera.
Kryeministri hungarez shprehu gjithashtu krenarinë e tij për statusin e shtetit të tij këtë vit, pra atë të presidencës së Këshillit europian, duke nënkuptuar që do të jetë një aleat dhe një ndihmë shtesë për vendin tonë edhe gjatë konferencës ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë.
“Mendoj që kura më e mirë për këtë situatë është që BE t’i mirëpres vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vetë sepse kështu do qarkullojë më mirë gjaku në shtetet e tjera europiane. Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE, në një proces që është bazuar tek merita. Shiqpëria duhet të jetë pjesë e BE, por fatkeqësisht po shohim pengesa politke. Megjithatë mund t’ju them që kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luskemburg do kemi Konferencën e ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë. Do të hapet grup-kapitulli i parë dhe për këtë dua të përgëzoj kryeminstrin Rama dhe Shqipërinë. Jam shumë krenar që ky moment vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe presidencën e Këshillit të BE. Ndoshta e mbani mend që këto diskutime i kemi pasur që kur Kroacia u bë pjesë e BE. Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar BE duke ofruar edhe mbështetje për financimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që mund të përfitoni nga kjo, në kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dypalëshe,” –tha Orban.
LEXONI GJITHASHTU:
- Foto| Kryeministri Rama në Hungari, takim me homologun Viktor Orban
- Kryeministri Rama viziton nesër Hungarinë, pritet takimi me Orban
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij