Erdogan nga Beogradi: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten në Beograd se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë janë në një “kohë të artë”. Këto komente ai i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Presidenti serb theksoi se dy liderët diskutuan mbi çështje gjeopolitike të rëndësishme, si dhe për sfidat me të cilat përballen të dy vendet.
“Turqia dhe Serbia kanë zhvilluar marrëdhënie të mira ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar në krahasim me disa vjet më parë,” nënvizoi Vuçiç. Ai gjithashtu bëri të ditur se është arritur një marrëveshje për përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e industrisë së mbrojtjes dhe asaj ushtarake.
Erdogan takoi Vuçiçin në Beograd si pjesë e një vizite dyditore në Serbi. Më 10 tetor, në ditën e mbërritjes së presidentit turk, Qeveria e Serbisë miratoi disa memorandume mirëkuptimi me Turqinë, që përfshijnë fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, teknologjia, media, rinia dhe menaxhimi i emergjencave.
Kjo është vizita e katërt e Erdoganit në Serbi që nga viti 2017. Para kësaj vizite, ai kishte qenë në Tiranë, ku i premtoi Shqipërisë dhurimin e dronëve kamikazë dhe mori pjesë në përurimin e një xhamie të ndërtuar me financim turk. Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd në shtator 2022, Serbia kishte shprehur interesin për blerjen e dronëve Bayraktar, por kjo blerje nuk u realizua kurrë. Në atë kohë, u arrit një protokoll që lejonte shtetasit e Serbisë dhe Turqisë të udhëtojnë mes dy vendeve vetëm me letërnjoftime.
Në vitin 2023, Turqia renditet e katërta në listën e vendeve nga të cilat Serbia ka importuar më shumë. Kompanitë turke janë aktive në Serbi në sektorët e tekstilit, ndërtimit, industrisë mekanike, bankave dhe turizmit. Megjithëse dy vendet kanë marrëdhënie të mira, ato nuk bien dakord për çështjen e Kosovës, pasi Ankaraja e njeh pavarësinë e saj, ndërsa Beogradi jo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve