Rama: Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë

10 Tetor 2024 | 14:40

Kryeministri Edi Rama zbuloi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, se Turqia pritet t’i dhurojë Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë, një dhuratë që, sipas tij, përçon një mesazh të qartë për të tjerët se Shqipëria është e pagoditshme.

“Në këtë kohë të trazuar, Turqia ka vendosur t’i japë ushtrisë shqiptare një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Kjo dhuratë nuk duhet të shqetësojë askënd, se kë do të godasë Shqipëria, por është një mesazh i qartë se Shqipëria është e pagoditshme,” deklaroi Rama.

Rama shtoi gjithashtu se gjatë bisedimeve me presidentin Erdogan ranë dakord për shtimin e investimeve turke në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e turizmit. Rama theksoi se, si ai ashtu edhe Erdogan, mendojnë se niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve nuk është në nivelin e duhur dhe synojnë të arrijnë një prag prej 2 miliardë eurosh.

“Presidenti Erdogan e përsërit çdo herë që takohemi se niveli i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk reflekton potencialin e plotë mes dy vendeve. Ambicia jonë është të arrijmë sa më shpejt një tavan prej 2 miliardë eurosh,” tha Rama.

Ai shtoi se rritja e numrit të turistëve turq që vizitojnë Shqipërinë, me 85% gjatë 8 muajve të parë të vitit, është një tregues i rëndësishëm i interesit të operatorëve turistikë turq. Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve turke në turizëm dhe ndarjen e përvojës së tyre të suksesshme në këtë sektor.

Shefi i qeverisë tha se gjatë takimit të dy delegacioneve u nënshkruan disa marrëveshje, por si më të rëndësishmen cilësoi marrëveshjen për ngritjen e Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri.

“Marrëveshja më e shumëpritur për mua ishte marrëveshja për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Kjo është diçka e rëndësishme në disa aspekte dhe patjetër që do të sjellë një hapësirë të re studimesh të larta të nivelit botëror,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026