Erdogan me Vuçiç në Beograd, i premton dronë edhe Serbisë

11 Tetor 2024 | 15:40

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i zhvilluar industritë e veta të mbrojtjes.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, lideri turk njoftoi gjithashtu se pjesë e bashkëpunimit të tyre do të jenë edhe dronët turq që do t’i dhurohen Serbisë, shkruan REL.

“Turqia dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa së bashku, por ky këta hapa janë formimi i përbashkët i një industrie të mbrojtjes, për të garantuar paqe”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Kërkesat ndërkombëtare për dronët turq, kryesisht dronë TB2 Bayraktar, janë rritur shumë pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Kompania turke Baykar ka nënshkruar marrëveshje eksportimi me 30 vende, përfshirë, Arabinë Saudite, Ukrainën, Etiopinë, Kosovën dhe Poloninë.

Erdogani tha se Ankaraja dhe Beogradi do t’i përdorin resurset e tyre “si dy vende mike” për ta rritur bashkëpunimin, duke paralajmëruar se asnjë vend nuk duhet të përpiqet të ndërhyjë, edhe nëse nuk i pëlqen kjo.

Erdogani i premtoi një numër të paspecifikuar dronësh edhe Shqipërisë, gjatë vizitës së tij në Tiranë një ditë më parë.

Më herët, Erdogani tha se marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Serbisë janë në “kohë të artë”.

Vuçiq ka thënë se dy liderët kanë diskutuar për tema të rëndësishme gjeopolitike, si dhe për problemet me të cilat përballen dy vendet.

“Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mia ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vjet më parë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se është arritur pajtueshmëri për t’i përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe atë ushtarake.

Erdogan është takuar me Vuçiqin në Beograd, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Serbi.

Në ditën e mbërritjes së presidentit turk në Serbi, më 10 tetor, Qeveria e Serbisë i ka miratuar disa memorandume mirëkuptimi në mes të Serbisë dhe Turqisë, në fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, industria dhe teknologjia, media dhe informacioni, rinia dhe sporti, dhe si menaxhimi i emergjencave.

Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026