Gara për Tiranën, ndarja e mandateve ngjall diskutime në studio
Sondazhi zgjedhor “Barometri Politik” në Euronews Albania zbuloi sot gjetjet për dy qarqet kryesore në vend, Tiranën dhe Durrësin. Sipas sondazhit të kryer nga kompania prestigjioze MRB, Partia Socialiste merrte 18 mandate, Partia Demokratike 16 mandate dhe LSI 2 mandate.
Në debatin që pasoi zbulimin e gjetjeve, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj pretendoi për një rritje të popullaritetit të partisë në siglën e të cilës ai garon, ndërsa pretendoi për rënie të kundërshtarëve në zgjedhjet e përgjithshme që vendi do të mbajë më 25 prill.
“Do ta shikojmë këtë më 26 prill, nuk ka asnjë diskutim që në Tiranë PD është para PS si parti politike”, tha Shehaj ndërsa shprehu besimin se Partia Demokratike do të fitojë të paktën 20 deputetë në qarkun e Tiranë.
“20 mandate…[PD] me 16…[PS]”, tha ai.
Mendimi i Shehajt u kundërshtua nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, sipas të cilit PS-ja në Tiranë ka një rritje prej dy pikë përqindjeje në krahasim me zgjedhjet e 2017-s, referuar sondazheve partiake.
“PS në Tiranë ka një rezultat 50.3 %, që është një përmirësim me 2% nga zgjedhjet e 20017. Është në rritje nga zgjedhjet e fundit në rritje marxhinale. PD është 38.5 % dhe LSI është nën nivelin e 6%. Ky është sondazh i ditëve të fundit dhe ky i jep në mënyrë sistematike një rezultat që ka qenë konstatim i PS midis 48-51%, PD ka tavanin e saj 39-40% dhe LSI tashmë është nën 6% në Tiranë”, tha Mazniku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën
- Prirja e votës në Tiranë, PD gëzon rritje, ngushton diferencën me PS-në
- Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kryedemokrati kokë më kokë për votën e Durrësit
- “Rama dhe Basha në garë të barabartë për kryeministër”, Sejamini rendit arsyet e rritjes së kryedemokratit
- Ylli Manjani e Ilva Tare diskutojnë situatën e paqartë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë pas 25 prillit
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus