Vrasja e Egli Progës, ndryshon masa e sigurisë për personat e përfshirë: Arrestohen
Prokuroria e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucen nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”. Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës së Korçës për arrestimin e këtyre tre personave të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Egli Progës.
Më herët, prokuroria e Korçës kishte kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të tre të dyshuarit, duke ndryshuar akuzën fillestare të bërë nga policia. Sipas burimeve zyrtare, tani masa e sigurisë është përmirësuar, dhe të tre të dyshuarit janë dërguar në burg.
Pas reagimit të familjarëve të viktimës për ndryshimin e akuzës ndaj Denis Meçes, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, prokuroria e Korçës ka ndryshuar prokurorin e kësaj çështjeje. Prokurorja Vasjana Postol, që po hetonte çështjen, është zëvendësuar nga titullarja e prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori.
Fakti që masa e sigurisë ndaj tre personave të përfshirë është ashpërsuar, lë të hapur mundësinë që Denis Meçja të hetohet për vrasje me dashje, dhe jo për vrasje nga pakujdesia, siç ishte akuzuar fillimisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit