Dosjet më të errëta të komunizmit, Genta Sula: Ja cilat më kanë mbetur në mendje
Gruaja që hap dosjet e komunizmit, Gentiana Sula ishte këtë të diel e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ku ka treguar disa nga historitë më të rënda të zbuluara në dosjet e sigurimit të shtetit.
Një nga ngjarjet më të rënda sipas saj ishin ato që pasuan një bombë në Ambasadën Sovjetike. Kjo bombë që nuk vrau askënd, sipas kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit u bë shkak që të bëhej një listë me disa njerëz të palidhur me njëri-tjetrin të cilët u ekzekutuan.
“Është akt terrori me të pafajshmit. Pas këtij akti doli fajtori, por familjet e të vrarë nuk u rehabilituan. ata që e bën u dënuan, por çështja mbeti e pazbardhur. 22 persona u vranë dhe familjet e tyre u përndoqën. trupat e tyre u gjetën në Mënik të Tiranës.
Ka qenë një fshatar që i ka dëgjuar dhe ka lënë amanet të mos mbillnin në atë vend dhe që kur të vinte koha të lajmëronin për atë që kishte ndodhur. Ai kishte dëgjuar një zë gruaje, që ka qenë Sabiha Kasimati. Ai i la amanetin të birit dhe kur u ndërrua sistemi u zbuluan trupat e tyre. Edhe në rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, mësuesit, u bë një masakër. 300 familje u dërguan në Tepelenë. U bë raprizale, terror”, tha Sula.
E pyetur se cila ka qenë dosja më e ndjeshme, sula tha se janë ato dosje ku duken se sa shumë individë të ndryshëm janë “shtypur” për të bashkëpunuar me regjimin, ndërsa ndërgjegjja nuk i ka lënë të qetë e mund ti ketë shtyrë deri në vetëvrasje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës