Largimi i të një të riu kushton 15 mijë euro, ja sa humbet Shqipëria nga emigrimi
Individët në moshë pune që emigrojnë, i sjellin vendin humbje deri në 15 mijë euro. Ndërkohë, në total, për të gjitha largimet vjetore humbja arrin deri në 1 mld euro.
Shqipëria humb deri në 1 mld euro në vit nga emigracioni i të rinjve. Shifra del në studimin e fundit të fondacionit, Westminster i cili llogarit se për çdo person të ikur humbja është rreth 15 mijë euro. Studimi merr në konsideratë daljen e 41 700 personave të larguar vitin fundit, nga të cilët 37 500 ishin në moshë pune. Duke llogaritur se ata arritën qëllimin dhe u punësuan menjëherë në vendin pritës, humbja e vlerës bruto të shtuar arrin në 455 mln euro, me efekt direkt në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim. Një i ri që ka përfunduar studimet në vitin 2018, për shkollën fillore kushton rreth 6000 euro, për shkollën e mesme 9300 euro dhe për arsimin e lartë 18 300 euro. Nëse llogaritet edhe kostoje e studimeve doktorale ato arrijnë 32 mijë euro dhe largimi i të rinjve, e çon koston e humbjes nga 200 deri në 500 mln euro në vit.
Nga ana tjetër, përfitimet që merr vendi nga emigrantët janë remitancat, të cilat bashkë me burimet e tjera, që vijnë nga jashtë e që arrijnë deri në 1 mld euro në vit, arrijnë të balancojnë peshën humbjes ekonomike nga emigrimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta