Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Elbasan 38-vjeçari
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga shteti italian për trafik droge është arrestuar në Elbasan me qëllim ekstradimin.
“Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar O. B., 38 vjeç, banues në Belsh.
Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, bëri me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri