Me dokumente sllovene të falsifikuara, arrestohet në Rinas 27-vjeçari
Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Rinasit gjatë një tentative për të dalë nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara.
Policia Kufitare, gjatë kontrolleve të detajuara, zbuloi se shtetasi Sadri Leku, kishte me vete një pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi sllovene, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.
27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, një krim që është kryer më shumë se një herë. Dokumentet e dyshuara u sekuestruan si prova materiale, ndërsa materialet e procedurës iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
“Gjatë punës së kryer në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë, kaluan për kontrolle të detajuara, në vijë të dytë, shtetasin S. L., 27 vjeç, banues në Kosovë.
Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se ai kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, 27-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, 3 dokumentet”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor