SPAK mbyll hetimet e dosjes “Partizani”, dërgon çështjen në GJKKO

15 Tetor 2024 | 19:23

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Sali Berishën dhe dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe shtetasen Andia Pustina, duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosjen “Partizani”.

Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë, teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin nesër në orën 9 për të caktuar trupën gjykuese, ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026