Rusia dhe Ukraina ndërmarrin sulme të ndërsjella me dronë

16 Tetor 2024 | 08:14

Rusia ndërmori një sulm me dronë ndaj Kievit mbrëmjen e së martës, thanë zyrtarët e lartë në kryeqytetin ukrainas.

Për muaj me radhë forcat ukrainase kanë goditur objektiva brenda kufirit rus, ndërsa në muajin gusht ndërmorën një inkursion masiv në rajonin e Kurskut, duke marrë zona të mëdha të territorit. Zyrtarët në Moskë thanë se ushtria ruse kishte rimarrë disa fshatra në rajon.

“Qëndroni në strehimore”, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram. Ai tha se dronët po fluturonin drejt lagjes së madhe Troieshchyna në periferi të Kievit.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit tha në rrjetin Telegram se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin angazhuar në zmbrapsjen e sulmit. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur të dhëna për dëme apo lëndime nga sulmi rus me dronë. Alarmi për sulme ajrore ruse u dha për Kievin, rajonet përreth dhe gjysmën lindore të Ukrainës.

Ndërkohë, dronët ukrainas ndërmorën një seri sulmesh të martën në rajonin kufitar jugor Belgorod të Rusisë, duke shkaktuar tetë të plagosur dhe dëmtuar automjete dhe prona, tha guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov.

Guvernatori Gladkov tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se një dron goditi një autobus në lëvizje në fshatin Oktyabrsky, afër kufirit me Ukrainën, duke plagosur tetë persona, përfshirë katër të mitur.

Ai tha se sulmet me dronë vazhduan gjatë mbrëmjes duke goditur objekte tregtare dhe infrastrukturën në dy fshatra të tjera pranë kufirit. Nuk ka njoftime për të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026