“Na dhunuan, garda theu ligjin!” Hoti: Nuk mundet të kontrollojë fizikisht deputetët
Seanca plenare e mbajtur këtë të enjte është ndërprerë, pasi deputetët socialist kanë shfaqur shqetësuar nga aroma e lëndës që hodhi deputetja e opozitës Elda Hoti.
Ajo tha në ambientet e jashtme të Parlamentit se Garda e Republikës në kundërshtim me ligjin ka tentuar të kontrollojë fizikisht deputetët.
“Nuk ka asnjë të drejtë garda e republikës që të bëjë kontroll fizikë të deputetëve. Këtë të drejtë nuk e ka as prokuroria për sa kohë deputeti ka mandatin. Nuk mundet garda e republikës me urdhër të Elisa Spiropalit të dhunojnë gratë kryesisht, se e kanë merak këta e flasin ën emër të grave. Nuk jemi lejuar të futemi në parlament sepse këta donin të na bënin kontroll fizik. Diçka që është e paligjshme”,-tha Hoti.
Lidhur me lëndën e lëngshme që ajo hodhi në Parlament, zonja Hoti tha:
“Ajo që hodha në Parlament nuk ishte asgjë që mund të rrezikonte jetën e deputetëve. Ajo ishte aromatizues, le ta verifikojë, prokuroria a SPAK-u. Unë nuk trembem. Misionin do e çojmë deri në fund”,-tha Hoti.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi