Broja ende nuk është gati, ja kur pritet t’i bashkohet Kombëtares

17 Tetor 2024 | 16:13

Armando Brojës do t’i duhet më tepër kohë për tu rikuperuar nga dëmtimi, duke mos e arritur dot rikthimin përgjatë muajit tetor, e nëntori duket se do ta kthejë atë në fushën e blertë.

Ka qenë media britanike Goodison News e cila ka publikuar lajmin pas bisedës së zhvilluar me mjekun i cili ka nën kujdes sulmuesin kuqezi.

Problemet me tendinën e Akilit” nuk kanë kaluar, e si rrjedhojë Brojës do t’i duhet ende kohë për të qenë gati, teksa gradualisht do të nisë ngarkesën fizike.

Blerjes më të re të Everton do t’i duhen edhe disa javë për të qenë gati, me shpresën se do të jetë në 100% e tij e të thirret nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet e Nations League.

Gjasat janë që Armando Broja të jetë pjesë e skuadrës ndaj Çekisë dhe Ukrainës, sigurisht nëse do të ketë një akord mes drejtuesve të Everton dhe trajnerit Sylvinho.

Broja vijon të jetë prej muajsh i dëmtuar, ndërsa mungoi në ndeshjet kryesore të kombëtares shqiptare në Nations League.

Ai ende nuk ka debutuar me skuadrën e re pas kalimit nga Chelsea, teksa edhe te Fulham situata që kaloi ishte thuajse e njëjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026