Armando Broja mbetet në Premier League, huazohet nga Evertoni

31 Gusht 2024 | 10:14

Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka kaluar nga Chelsea tek Everton në formë huazimi për një sezon.

Klubi nga Liverpuli prej kohësh ishte në kërkim të 22-vjeçarit shqiptar, dhe këtë gjë e ka arritur vetëm minutat e fundit të merkatos së futbollit për këtë verë.

Marrëveshja përfshin opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme për shumën e 30 milionë paundëve.

“Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, jemi shumë të kënaqur që kemi mundësinë ta marrim atë në klubin tonë. Armando është ende një lojtar i ri, por që ka krijuar tashmë përvojë mbresëlënëse. Po flasim për një sulmues që ne mendojmë se ka shumë më tepër potencial se sa ka treguar deri tani”, tha drejtori i futbollit të Evertonit, Kevin Thelwell.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026