“Epitete negative ndaj Fatonit”, familja Hajrizi padit Kurtin e zyrtarë të qeverisë
Familja e Faton Hajrizit, i cili u vra së fundmi në Serbi nga forcat e rendit pas një incidenti ku ai vrau një polic dhe plagosi një tjetër në kufi, ka vendosur të padisë disa zyrtarë të lartë të shtetit për fjalët e përdorura ndaj tij.
“Kjo padi ka të bëjë me disa zyrtarë të lartë të institucioneve publike, përfshirë Besnik Bislimaj, zëvendëskryeministrin e vendit, kryeministrin dhe një deputet nga radhët e Vetëvendosjes, të cilët kanë përdorur epitete me konotacion negativ dhe kanë njollosur familjen Hajrizi,” – tha avokati i çështjes, Gent Gjini.
Sipas vëllait të tij, Artanit, i cili ishte i pranishëm gjatë dorëzimit të padisë, Fatoni nuk ishte kriminel, pavarësisht se kishte qenë i dënuar nga drejtësia kosovare për disa vepra penale, përfshirë vrasjen e një ushtari rus dhe plagosjen e policëve të Kosovës.
“Nuk ka bërë vepra penale që ta quajmë kriminel. Të quhesh kriminel, duhet të mbysësh gra e fëmijë,” – tha vëllai i të ndjerit.
Gjithashtu, familja Hajrizi kërkon sqarim dhe hetim të deklaratave të një avokati, i cili në një paraqitje televizive tha se Fatoni nuk ishte vrasesi i ushtarit rus.
Faton Hajrizi ishte person i dënuar për disa vepra penale në Kosovë. Ai u arratis nga burgu i hapur i Smerkovnicës më 6 korrik. Më 18 korrik, gjatë tentativës për t’u larguar nga Kosova përmes territorit të Serbisë, ai vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër.
Një ditë më vonë, pas një operacioni të madh policor në Serbi, Fatoni u vra nga policia serbe.
Megjithatë, kthimi i trupit të tij dhe varrosja në vendlindje ndodhi disa ditë më vonë, pasi institucionet serbe nuk e pranuan dorëzimin pa përfunduar hetimet dhe analizat që ata e konsideronin të nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë