“Kosova ka bërë hapa para, por ka ende punë”, bilanci i Procesit të Berlinit
Në 10-vjetorin e nisjes së Procesit të Berlinit, në Prishtinë u prezantuan arritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në një debat të organizuar nga Ambasada Gjermane, u tha se janë arritur përparime, por ka ende punë për t’u bërë.
“Këto 10 vite kanë qenë dëshmi e angazhimit të Gjermanisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Krijimi i një tregu të përbashkët rajonal ndikon në jetën e njerëzve, bizneseve dhe studentëve çdo ditë për shkak të Procesit të Berlinit. Tarifat e roaming-ut të telefonave celularë janë më të ulëta,” tha Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.
Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, theksoi se Procesi i Berlinit ka qenë një shpresë dhe forcë shtytëse për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Procesi i Berlinit ka qenë forca shtytëse që rajoni të lidhet me njëri-tjetrin, të qëndrojë i lidhur dhe të integrohet më shumë me BE-në. Pra, integrimi në BE, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik, si dhe lidhja me zgjerimin, janë përsëri në agjendë,” sqaroi Zulfaj.
Përfaqësuesit e bizneseve gjithashtu theksuan se Kosova ka përfituar nga kjo nismë e ish-kancelares gjermane Angela Merkel. “Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e biznesit me Gjermaninë, për ne është e lehtë të themi se kemi pasur përmirësim. Kjo vërehet jo vetëm nga të dhënat, por edhe nga të gjitha statistikat që kemi. Megjithatë, nuk do të ishte e saktë të thuhet se ky përmirësim është një ndikim i drejtpërdrejtë nga Procesi i Berlinit,” shprehu Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Pas këtij diskutimi, ambasadori gjerman, Jörn Rohde, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, foli jo vetëm për arritjet dhe sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, por gjithashtu për kërcënimet ushtarake serbe ndaj Kosovës, procesin e dialogut dhe masat e BE-së ndaj vendit tonë.
Intervistën e plotë të tij do të keni mundësi ta ndiqni të shtunën në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës