Parku i Shebenikut, atraksion turistik. 130 mijë vizitorë në 9 muaj të vitit 2024
Rreth 130 mijë turistë e vizituan Parkun Kombëtar të Shebenikut në 9 muaj të vitit 2024. Shifër kjo dyfish më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E cilësuar si një nga zonat më të bukura të Librazhdit, ky park ofron pamje përrallore në të gjitha stinët e vitit, duke veshur ngjyrat e larmishme të natyrës. Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore është kthyer në destinacionin e pereferuar si për familjarët, ashtu edhe për ata që ushtrojnë sporte ekstreme, si rally, alpinizëm e ski.
“Erdha sot e provova dhe ngela i kënaqur, nga Nentori do të vij përsëri do të bëj ditëlindjen time. Si zonë është shumë e mirë ka pak punë, më pëlqen vendi natyra njerëzit lokali është shumë i mirë.”
” Ne vijmë nga Durrësi, ti kalojmë këta katër pesë orë këtu me shokët. Ne kemi dëgjuar për infrastrukturën dhe e pamë dhe vetë ishte gjithçka e rregullt. Jeshilluku, se kemi qenë dhe në Lurë, kur degjojmë 7 liqenet e Lurës është fjalë e bukur por atje malet ishin te zhveshur. “
” Shumë u kënaqëm edhe mund të ktheheni, një rrugë e bukur, e shtruar ambienti shumë i bukur”
Rritja e interesit për ta vizituar ka bërë që në zonë të ngrihen disa njësi shërbimi. Ushqimet bio dhe qetësia janë oferta tunduese e Fushë-Studen.
“Me bërjen e rrugës tashi janë shtuar shumë turistët, të shumtë janë nga Elbasani, Librazhdi, Tirana. Të huajt po punojmë edhe janë shtuar të huajt, Gjerman kemi pas kemi pas shumë turistë. Pëlqehet shumë ngaqë janë ushqimet bio sidomos zona këtu e Stërblevës njohet edhe për pataten”,-tha Klodian Balla.
Fushë-Studa është një ndër atraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush