Nga jeta e privilegjuar e “Bllokut” në internim, Vera Bekteshi rrëfen sfidat

20 Tetor 2024 | 20:28

Shkrimtarja Vera Bekteshi ishte këtë të diel e ftuar në “Interview” në Eurones Albania ku tha se ajo është lindur në një familje të privilegjuar. Ajo tha se është rritur në bllok, por sipas saj ky ishte vendi më i mërzitshëm, pasi në bllok nuk kishte asnjë mënyrë argëtimi.

Përballë Mirela Milorit, ajo ka rrëfyer se si kaloi nga jeta e privilegjuar në jetën e një të internuare.

“Kur linda djalin isha 27 vjeçe. Sa linda djalin, pas 1 viti ika në internim. Atë periudhë e mbaj mend si periudhën më të errët të jetës sime. Nuk ishte një dimensionale. Ti një divorc kalon dhe e vuan shumë, ndërsa kjo ishte shumëdimensionale, pasi jo vetëm familja bazë do të prishej, por ti do lije punën për të cilën kishe investuar aq shumë. Do lije banesën dhe do lije qytetin, do lije zakonet e përditshme. Unë për 16 vite nuk kam pirë një kafe në mëngjes”,-tha ajo.

Ajo ka treguar se pasi u dëbua nga Tirana, është vendosur në Berat për 6 muaj ku ishte bashkuar me familjen.

“Ishte një internim masiv. Përveç gjithë dimensioneve të goditjes së parë, ty të nxirrnin në lagje, të nxirrnin një letër, të çonin ku donin ata dhe nuk të jepnin asnjë llogari se sa do rrije, ku do rrije dhe ti ishe aty me internim të përjetshëm. Unë kalova gjithë internimin në fshatrat e Beratit”,-tha shkrimtarja. Ajo shtoi se nga kjo jetë e vështirë e ngjashme me atë të kampit të përqendrimit, ishte vetëm një gjë “leximi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026

Malaj tregon si e njohu Edi Ramën: Është viktimë e përbindshave të vetë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në qeverinë socialiste kur kryeministër ishte Fatos Nano, ka folur për Mirela Milori në një intervistë në Euronews Albania lidhur...
19:57 | 17/05/2026