“Kjo është skandaloze”, reagon Tedi Blushi për arrestimin e Metës

21 Tetor 2024 | 13:52

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat është shprehur se dënon vendimin e SPAK për arrestimin e kreut të këtij subjekti politik, Ilir Meta.

Ndërkohë që në Policinë e Tiranës pritet mbërritja e kreut të PL, i pranishëm ka qenë sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi.

“Arrestojnë në mes të ditës ish-presidentin e republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e parlamentit. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është fatkeqësi, kjo tregon një gjendje skandaloze”, tha Blushi.

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporti se Meta është arrestuar nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ DIA për të cilën Meta është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Lajmi për arrestimin e Metës është konfirmuar edhe nga kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.

Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha në konferencën për mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026