Aulon Kalaja: Çfarë më tha Ilir Meta pak para arrestimit, biseda në telefon

21 Tetor 2024 | 16:52

Aktivisti Aulon Kalaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka zbuluar se ka pasur një komunikim me ish-Presidentin Ilir Meta vetëm pak para se ai të arrestohej.

Ai tha se vetëm pak para arrestimit, kreu i Partisë së Lirisë, i kishte dërguar një video.

“Pak para minutave të arrestimit fola me Metën dhe besoj se ishte krejtësisht një rastësi, më dërgoi videon që ish-kryepolici Mithat Havari ka drejtuar projektin për prishjen e “Parkut Rinia”, i cili kishte dalë në një intervistë për mediat duke thënë se ishte në një bashkëpunim me Metën për të prishur parkun dhe jo me Edi Ramën. Pas kësaj në orën 12:32 më ka dërguar videon ku kishte folur. Arrestimi i tij u bë 10 apo 15 minuta më vonë  Ai është rrethuar nga forcat kombëtare të byrosë së hetimit që kanë qenë të maskuar me kapuç”,-tha Aulon Kalaja.

Aulon Kalaja tha gjithashtu se ish-Presidenti pritej të mbante një konferencë e cila nuk do ishte një konferencë normale, por kjo nuk u arrit pasi Ilir Meta u arrestua. Duke komentuar momentin e arrestimit, Kalaja tha se ai mund të ishte ekzekutuar në një formë tjetër, “më me dinjitet”.

“Në orën 13:40 Meta ka pasur një konferencë për shtyp, një konferencë normale për të nxjerrë fakte për akuzat ndaj tij. Nuk kam dijeni nëse Meta ka qenë i njoftuar për të shkuar në SPAK apo jo, por besoj se Ilir Meta me personalitet që ai ka pasur dhe mbajtur ndër këto vite duhet të ishte thirrur apo arrestuar në një formë tjetër, jo në formën e terrorit që u bë një frikë e madhe. Unë mendoj se duhet ta trajtonin me më shumë dinjitet”,-tha Kalaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026