Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Dropull, vihen në rrezik shtëpitë e tjera

22 Tetor 2024 | 08:46

Një vatër zjarri e regjistruar orët e para të ditës së sotme në fshatini Derviçan, Dropull, ka djegur plotësisht një shtëpi ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe banesat fqinje me të. Zjarri është shfaqur rreth orës 01:37 në një banesë në të cilën për momentin nuk jetonte njeri.

Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrikës.

Krahas zjarrfikësve të bashkisë Dropull në vendngjarje kanë mbëritur edhe zjarrfikësit e Gjirokastrës sepse flakët masive kishin përfshirë shtëpinë ndërsa rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat e tjera në këtë zonë të Derviçanit.

“ U bë luftimi i flakëve me ujë të vazhdueshëm,izolimi dhe fikja e zjarrit pa lejuar depërtimin e tij në banesat pranë”, shprehen efektivët zjarrfikës.

Banesa ku u shfaq zjarri u dogj plotësisht ndërsa u arrit të evitohej dëmtimi i shtëpive të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026