Kryeministri Mickoski: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar se e ardhmja e vendit është e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian (BE), duke theksuar se shteti ka bërë shumë kompromise dhe hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.
Deklaratat e tij erdhën gjatë Samitit të 20-të Evropian në Salsburg të Austrisë, ku ai u fokusua në të ardhmen dhe reformet e BE-së.
Mickoski ka shprehur se “e ardhmja e rajonit është në transformimin ekonomik dhe politik dhe në lidhjen e ndërsjellë”.
Ai theksoi përkushtimin e qeverisë për të ndihmuar kompanitë maqedonase të zgjerojnë aktivitetet e tyre jashtë kufijve, duke rritur eksportet dhe tërheqjen e kapitalit të huaj.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se “deri më tani kemi treguar rezultate dhe së bashku do të bëjmë shumë më tepër”.
Pas takimeve me zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë shefen e BE-së, Ursula von der Leyen, Mickoski paralajmëroi se do të bëjë një “analizë të hollësishme” dhe do të kërkojë zhbllokimin e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut.
Ai shprehu bindjen se “Evropa duhet t’i hapë dyert për vendet që bëjnë hapa përpara”.
Takimi mes Mickoskit dhe von der Leyen, i planifikuar për të enjten në Shkup, pritet të diskutojë pikërisht zhbllokimin e procesit integrues.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, shprehu optimizëm për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundësonte përparimin e negociatave.
Opozita, përmes liderit të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Venko Filipçe, kërkoi sqarime rreth mbështetjes së BE-së për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se kryeministri mund të mos ketë një plan të qartë për eurointegrimet.
Një nga kushtet kryesore të qeverisë për vazhdimin e negociatave është ndryshimi i Kushtetutës për të përfshirë minoritetin bullgar, një proces që deri tani ka mbetur në prapambetje.
Në këtë kontekst, ideja për zbatimin e këtyre ndryshimeve në një afat të gjatë është refuzuar nga BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë