E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, takim me ministrin Hoxha
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në Ministrinë e Brendshme.
Ajo zhvilloi një takim të shkurtër me ministrin Ervin Hoxha, nuk dihet ende se çfarë është diskutuar mes diplomates amerikane dhe zyrtarit shqiptar, por kujtojmë se vizita e saj vjen një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ky takim vjen pas një serie takimesh të VanHorn me zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë atë me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, disa ditë më parë.
Dumani gjithashtu është takuar këtë të martë me kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)