Kryemadhi mbron publikisht Metën: Kush janë ata që e kapin ashtu
Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë në një prononcim për mediat pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
Ajo e cilësoi arrestimin si një sulm të organizuar nga qeveria ndaj tij, duke theksuar se mënyra e kapjes ishte e papranueshme.
Kryemadhi shprehu dyshime mbi veprimet e SPAK-ut, duke pyetur se përse çështja e Ilir Metës ka mbetur e pazgjidhur për pesë vjet.
Në fjalimin e saj, ajo ngriti shqetësime për korrupsionin dhe paaftësinë e institucioneve për të adresuar çështje të rëndësishme, siç është inceneratori i Tiranës, duke theksuar se situata në vend është alarmante.
“Bashkon SPAK-u çështjen e Ilir Metës ÇezDia me çështjet e Monika Kryemadhit. Po 5 vite pse nuk e zgjidhën. Të bëjmë këtë proces kriminal , siç u zhdukën bandat e shijakut. Gjejnë ata djem 2 metra të gjatë, me kapuça në kokë, me kallshnikov. Kur e kanë kërkuar ata Ilir Metën dhe nuk ju ka vajtur ndonjëherë. Edhe pse i kanë rënë në qafë. Pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Kush është Ilir Meta që e kapin ata ashtu? Pastaj na del dhe një motërfuck-ër që e godet në kokë. Harrojnë që shqipëria është një fshat i vogël edhe të gjithë njihemi. Kush është policia e Neritan Nallbatit? Policia e këtij na bëka ne aksion polices. Policia e Shijakut, e vezëve dhe miellit në portin e Durrësit. Po të hapim gojën ne se ç’thonë njerëzit, këtu qelbet. Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës, nuk u bë asgjë”, tha Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West