Ofrimi i shërbimit shëndetësore, Koçiu marrëveshje për decentralizimin me 4 bashki

22 Tetor 2024 | 18:14

Në kuadër të procesit të decentralizimit, nismë e Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, u nënshkruan marrëveshjet në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nënshkroi marrëveshjen për decentralizimin e funksioneve në kujdesin shëndetësor parësor me kryetari e Bashkisë Berat, Ervin Demo, kryetarin e Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isaj.

“E gjithë kjo sipërmarrje dhe kjo marrëveshje, patjetër që vendos një normë të re në mënyrën se si ofrohen shërbimet. Çdo mekanizëm i shtuar në funksion të operimit të vetë bashkive në territor do të jetë patjetër në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të shërbimeve për komunitetet”, tha ministrja Koçiu.

Gjatë kësaj ceremonie organizuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog në ambientet e Kryeministrisë, marrëveshje për decentralizimin e funksioneve nga niveli qendror në nivelin vendor u nënshkruan edhe në fushën e arsimit dhe të bujqësisë nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026