1 vit në pension, dibrani: 7 bukë në muaj mund të blej me rritjen e pensionit tim…
Pensionisti Medi Lleshi, tregoi në një me emisionin “People” në Euronews Albania problemet shëndetësore dhe vështirësitë me të cilat haset çdo ditë.
Ai tha se pensioni që merr nuk i del për asgjë, i është rritur sa për shtatë bukë në muaj. Ilaçet ja sjell djali pasi ilaçet këtu nuk i bëjnë asnjë efekt shëndetësor.
“Unë jam një pensionist që prej një viti ndërsa bashkëshortja ka pesë vite që ka dalë në pension. Pensioni i gruas akoma nuk ka arritur 9000 lekë ndërsa unë kam 20400 lekë. Mua më është rritur pensioni sa për shtatë bukë ndërsa gruas tre bukë 800 gr. Me pensionin që kemi nuk na del për asgjë. Ilaçet m’i sjell djali nga Italia, këtu më shkojnë ilaçet 100 mijë, dy ilaçe m’i japin me rimbursim që shkojnë minus 10 mijë. Kur pi ilaçet italiane nuk kam asgjë, jam shumë mirë me shëndet, ka raste ndonjëherë që ngel 1 muaj dhe marr ilaçet këtu e has shumë probleme me shëndetin. Me 29.000 lekë nuk kam mundur të kaloj më shumë se 20 ditë, pensioni minimum të jetë të paktën 400 mijë për nevojat jetike. Këtu çmimet janë shumë të larta dhe buka thatë është më e shtrenjtë”, tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje