Përmbysje spektakolare e Realit, mposhtet Juventusi, Milani merr fitoren e parë
Në stadiumin “Bernabeu” u zhvillua një nga përballjet më spektakolare në Ligën e Kampionëve, ku Reali i Madridit mposhti Dortmundin me rezultatin 5-2. Verdhezinjtë e nisën sfidën në mënyrë perfekte, duke siguruar një avantazh të dyfishtë me golat e Malen dhe Bynoe Gittens, por në pjesën e dytë ndodhi një përmbysje e çmendur. Ndryshimet taktike të skuadrës gjermane bënë që ajo të lëshonte shumë terren, duke i dhënë mundësinë Realit të afrohej te porta dhe të barazonte me golat e Rudiger dhe Vinicius Jr.
Braziliani Vinicius ishte në mbrëmjen e tij magjike, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, ndërsa Lucas Vázquez vulosi fitoren me një tjetër gol, duke e çuar rezultatin në 5-2 për Realin.
Milani arriti fitoren e parë në Champions, pasi mposhti Club Brugge me rezultatin 3-1, falë golave të Pulisic dhe dy golave të Reijnders. Për miqtë realizoi Sabbe. Një autogol i Shakhtar dhe një penallti e humbur nga Trossard përshkruan duelin e Arsenalit, i cili fitoi minimalisht. Juventus dështoi në mbrëmjen e tij me një paraqitje zhgënjyese ndaj Shtutgartit, që triumfoi 0-1 falë golit të Toure.
Skuadra të tjera që morën 3 pikë ishin Monaco, Aston Villa, Girona dhe Sporting, ndërsa dueli PSG-PSV u mbyll me rezultatin 1-1.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)