Rama dhe Von Der Leyen flasin në Konferencën për Shtyp mbi arrestimin e Ilir Metës
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në selinë e Kryeministrisë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama u pyetën për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Në përgjigjen e saj, Von Der Leyen theksoi se nuk mund të komentonte procese specifike gjyqësore, por theksoi mbështetje të vazhdueshme për reformën në drejtësi në Shqipëri. “Unë nuk do të bëj komente për procedime gjyqësore, ne bashkëpunojmë me Shqipërinë për reformën gjyqësore, e cila nuk ka të bëjë me çështje individuale. Procesi varet nga meritat e çdo vendi dhe është shumë e rëndësishme për shtetet anëtare të shohin rezultatet e punës. Në Shqipëri kemi një shembull të shkëlqyer, pra gjërat kanë ecur shpejt, dhe nëse vazhdojnë kështu, ndoshta do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Ky është një plan ambicioz dhe na pret shumë punë,” tha ajo.
Nga ana e tij, kryeministri Rama vendosi të mos komentojë arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, duke theksuar se as ai dhe as forca politike që përfaqëson nuk japin komente për çështjet e drejtësisë. “Ju e dini përgjigjen, jo vetëm për faktin se unë nuk bëj komente për politikën e brendshme në prani të miqve të huaj, por edhe për faktin se që kur kemi nisur reformën në drejtësi, as unë as forca politike që drejtoj nuk bëjmë komente për çështjet që i takojnë drejtësisë. Kur ndodhin përfundime të caktuara, ndoshta në ndonjë rast ia vlen të bëhet një koment, veçanërisht kur vjen në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë, siç është shpërdorimi. Rasti konkret është një çështje që i takon vetëm drejtësisë,” përfundoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet