Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK, merret në pyetje për 21 janarin

24 Tetor 2024 | 10:07

Agron Kuliçaj është paraqitur këtë të enjte në SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po kryen për dosjen e 21 janarit. Në atë periudhë, Kuliçaj mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit.

Në dalje të organit të akuzës, ish-funksionari i lartë i policisë zgjodhi të mos bënte shumë komente, por nënviozi vetëm se ishte thirur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij si person në dijeni.

Kujtojmë se ditën e mërkurë në SPAK u paraqit dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili po ashtu u mor në pyetje lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011. Pas dëshmisë së tij, Burgaj deklaroi për gazetarët se policia ka vepruar në përputhje me ligjin gjatë protestës dhe ka theksuar se forcat policore nuk kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Ngjarjet e 21 Janarit 2011 lidhen me protestën e Partisë Socialiste para Kryeministrisë, ku katër protestues humbën jetën. SPAK po vijon hetimet për të zbardhur përgjegjësitë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026