Java Kulturore Amerikane, stilistja amerikane sjellë veshjet e ricikluara në Tiranë

24 Tetor 2024 | 17:59

Përzierja unike e modës, mënyra se si shndërrohen rrobat e vjetra-si bluzat, xhaketat në veshje të reja dhe me stil erdhën në një ekspozitë të rrallë tek Universiteti i Arteve, në kuadër të Javës Kulturore Amerikane.

Pjesëmarrësit eksploruan veshje të realizuara nga stilistja e njohur amerikane Noor Bchara, së bashku me pjesë të dizenjuara në bashkëpunim me studentët

“Kam kaluar një kohë shumë të bukur këtu në Tiranë dhe sidomos duke shijuar ushqimin.  Noorizmi është një brend që riciklon veshjet duke u dhënë atyre vlerë shumë më të madhe se ajo fillestare. Koleksioni është i përbërë nga materiali i xhinsit duke I sjellë në një nivel mode me të lartë”, tha Noor Bchara, stiliste amerikane.

Studentët prezantuan koleksionin e veshjeve të rimodeluara nga stilistja amerikane.

Gjithashtu, mbrëmjen e 23 tetorit u ekspozuan videolojërat dhe teknologjia e drejtuar nga të rinjtë, si dhe produkte të punuara me dorë nga gra artizanale.

Ndërkohë nuk mungoi as performanca muzikore e cila u shijua nga të pranishmit.

Me përmbylljen e aktiviteteve të Javës Kulturore Amerikane, nis më 26 tetor java kulturore Austriake që do të zgjasë deri më 31 tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026