Plagosja e dyfishtë në Don Bosko, identifikohet autori
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së dyfishtë në zonën e Don Boskos. Atentati ndodhi më 3 Shtator 2024, në një lokal afër xhamisë, ku u plagosën me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi, 45 vjeç, dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç.
Gjatë hetimeve, grupi i posaçëm hetimor dokumentoi ligjërisht implikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit D. T., 23 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas vlerësimit të provave dhe faktet e mbledhura, vendosi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë për 23-vjeçarin, banues në Kamëz.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Kujtojmë se pas atentatit, policia gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja, si dhe nga pamjet e sigurisë u evidentuan 3 persona pjesëmarrës. Objektvat e atentatit u qëlluan nga një automjet në lëvizje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut