“Tinguj që bashkojnë”, koncert i veçantë për Ditën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë

25 Tetor 2024 | 16:44

“Tinguj që Bashkojnë”, një performancë e veçantë për Ditën e Kombeve të Bashkuara, u zhvillua më 24 tetor në ambientet e Piramidës së Tiranës.

Koncerti filloi me AJS Quartet, drejtuar nga Gent Rushi, i cili solli një kombinim harmonik të Jazz dhe Ethno Jazz, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë.

Më pas, performoi Kori i Tiranës, një grup i përbërë nga persona me vështirësi në shikim, që dhuruan një spektakël emocionues.

Muzikanti Besmir Sulaj, i cili është pjesë e këtij kori prej 10 vitesh, theksoi rëndësinë e performancave të tyre në shumë skena brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Ky kor është një miks. Kemi persona me aftësi të kufizuar dhe profesionistë. Është një shkrirje e dy disiplinave, një unitet dhe një bashkëpunim pa paragjykime. Të promovohet talenti pavarësisht barrierave që dikush ka,” tha ai.

Koncerti, i drejtuar nga dirigjentes Suzana Turku, me regji nga Militiadh Kutali, skenografi nga Beqo Nanaj, dhe orkestrime nga Jusiald Xhani, përfshiu një larmi stilesh muzikore, duke përfshirë Jazz, Pop, Pop Classic, Gospel dhe muzikën tradicionale qytetare shqiptare.

Repertori përmbante vepra të artistëve të mëdhenj si Paul Mauriat, Michael Jackson, Louis Armstrong, si dhe kompozitorët e shquar shqiptarë Pjetër Gaci dhe Avni Mula.

Edukimi vokal, si një nga format më të përhapura të edukimit muzikor universal, ishte gjithashtu një fokus i rëndësishëm i këtij eventi, promovuar përmes performancave të tilla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:52 | 01/07/2026