Ish-diplomati: Lufta për vota në 7 shtete, Pensilvania zgjedh presidentin e SHBA
Ish-diplomati Fatos Tarifa komentoi në emisioni Balkan Talks në Euronews Albania garën e ngushtë mes Donald Trump dhe Kamala Harris.
Sipas tij lufta për vota do jetë në 7 shtete dhe Pensilvania do të jetë vendimtare për zgjedhje e presidentit të ri të SHBA.
“Këto zgjedhje janë të paparashikuara, për Harris është një fushë e minuar, për Trump do ketë atë bazë demografike që e ka mbështetur gjithmonë, Trump ka 4 vjet që bën fushatë, Harris ka vetë 3 muaj që po bën fushatë. Të mbledhësh 1 mld dollarë të njerëzve të fuqishëm dhe të sensibilizosh një bazë që s’ka votuar më parë na çon në përfundimin se Trump nuk ka çfarë merr më mbështetës, Harris ka mundësi ende të marrë dhe ka shanse më shumë në këto 10 ditë që kanë ngelur. Votën popullore ndër vite e kanë fituar demokratët, por Clinton nuk i fitoi zgjedhjet. Sistemi amerikan që nuk ka ndryshuar për shumë vite penalizon atë që mund të fitojë shumicën e votës popullore. und të ndodhë që jo Pensilvania si një shtet me fuqi të madhe, por edhe një konte e vogël në Pensilvani mund të përcaktojë zgjedhjet. Ndaj tërë fushata bëhet për të fituar votën e këtyre 7 shteteve, kryesisht 3 shteteve të perëndimit qendror, ndër të cilët Pensilvania është shteti kryesor”, tha Tarifa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet presidenciale në SHBA| Beyonce do të performojë në tubimin e Harris
- Harris fushatë në Xhorxhia, synon votuesit me ngjyrë, në mbështetje edhe Obama
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër