Rama takim me emigrantët në New York, shqiptari në SHBA: Do protestojmë kundër tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në New York, aty ku do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë që jetojnë në SHBA për diasporën.
Agustin Miraka, një shqiptar që jeton në SHBA ishte i ftuar këtë të shtunë në një lidhje direkte për Euronews Albania, ku tha për gazetaren Greta Topjana se kryeministrin Rama do ta presë me protestë.
“Sot do të ndodhë protesta e historisë”, -tha Miraka. Ai shtoi se Edi Rama nuk ka asnjë arsye për të shkuar në New York sepse sipas tij diaspora është e zemëruar me qeverisjen Rama dhe e shikojnë qeverisjen e tij si shkak të largimit të shumë shqiptarëve nga vendi.
“Përzuri Shqipërinë, shpopulloi vendin, të rinjtë janë jashtë shtetit, kanë ngelur vetëm pleqtë. Pse vjen këtu ai, çfarë politike do të bëjë këtu apo të na tregojë politikën e vjetër të regjimit komunist. Ne duam që njëherë e mirë të kuptojë që diaspora nuk e përkrah atë.
Ne do të jemi jashtë, ata do të jenë brenda, ai nëse është një kryeminstër i vërtetë del e flet me siasporën e jo me patronazhistët”,-u shpreh Miraka.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë