Kriza ekonomike te Mançester Junajtid, kërkon avion hua te rivalët e qytetit

26 Tetor 2024 | 17:11

Kriza ekonomike që ka kapluar skuadrën e Manchester United duket se është më serioze nga çfarë pritej, e këtë e konfirmojnë veprimet e fundit të drejtuesve. Fillimisht me shkarkimin e Sir Alex Ferguson si ambasador nderi, apo dhe kufizime të tjera për stafin drejtues, kursimi i parave ka kaluar në një tjetër stad, aq sa kërkohet ndihmë nga rivalët e Manchester Cityt. Sipas asaj që raporton Daily Mail, djajtë e kuq kanë kërkuar që dy lojtarët e tyre, Kobi Mainoo dhe Alejandro Garnacho, të udhëtojnë drejt Parisit për ceremoninë e topit të artë me avionin privat të “the Cityzens”. Në këtë mënyrë, lojtarët e të dyja ekipeve do të ishin bashkë drejt ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Manchester Cityt, të cilët kanë bërë me dije se vendet janë të zëna, kështu që nevojitet një zgjidhje alternative. Pra, tani duhet që Manchester United të gjejë një tjetër mënyrë se si të dërgojë lojtarët drejt Francës, por mënyra e përzgjedhur më herët ka shkaktuar jo pak reagim.

Kujtojmë se “the Cityzens” kanë plot 8 lojtarë femra dhe meshkuj që synojnë çmim në Paris, Manchester United 2 dhe Arsenal 4. Mbetet për t’u bërë se cila do të jetë zgjidhja e djajve, por Jim Ratcliff nuk ka ndërmend të shpenzojë para.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026