Vlora tejkalon pritjet e operatorëve turistikë, sezoni veror zgjat deri në vjeshtë

27 Tetor 2024 | 15:22
Edhe këtë vit, Vlora po tejkalon pritjet e operatorëve turistikë, duke zgjatur sezonin veror deri në vjeshtë.
Në fund të tetorit, qyteti ofron mundësi plazhi, duke tërhequr një numër të madh turistësh dhe qytetarësh nga qytete të ndryshme.

Të pranishmit shprehen se koha është e bukur dhe uji i ngrohtë.

“Tani është thuajse pranverë, jo fundi i tetorit! Koha është shumë e bukur, njerëzit kanë ardhur… Ne vijmë nga Fieri, dhe shokët e Vlorës na presin këtu. Është më mirë të bësh plazh tani sesa në korrik e gusht, sepse ka më pak njerëz dhe temperatura është më e këndshme,” thotë një qytetar.

Një tjetër shton: “Temperaturat janë të larta dhe nuk ka ardhur akoma periudha e ftohtë. Uji është shumë i mirë, si në pranverë. Më vjen mirë që shumë njerëz preferojnë plazhin në fundjavë.”

“Temperatura e detit është e shkëlqyer! E veçanta është se jemi me miq e shokë. Po e shijojmë këtë fundjavë me miqtë e mirë nga Fieri dhe Vlora. Ne vijmë çdo fundjavë këtu, plazhi është i bukur gjithmonë,” shprehet një tjetër qytetar.

Sipas informacionit nga operatorët turistikë, këtë fundjavë janë 40-50% të hoteleve të pronotuara në Vlorë.

Shqiptarët nga Kosova mbizotërojnë mes turistëve, ndërsa italianët janë numri më i madh i të huajve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026