Ali Ahmeti, letër ndërkombëtarëve: Po rrezikohet stabiliteti i RMV e gjithë rajonit

27 Tetor 2024 | 18:22
Politikani maqedonas me origjinë shqiptare, Ali Ahmeti, ka dërguar një letër ndërkombëtarëve, duke shprehur shqetësimin për situatën e stabilitetit në Maqedoninë e Veriut (RMV) dhe në të gjithë rajonin.
Në këtë letër, Ahmeti thekson se qeveria aktuale po godet themelet e Marrëveshjes së Ohrit, duke rikthyer tensionet që mund të çojnë në një krizë të ngjashme me atë të vitit 2001.

Ahmeti ka adresuar letrën e tij presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe liderëve të Bashkimit Evropian, kancelarit gjerman, presidentit të Francës dhe sekretarit amerikan të Shtetit.

Në letër, ai nënvizon se tri vendimet e fundit—plani për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikimin e përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare—paraqesin një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit.

“Tri vendimet e fundit- plani për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikim të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare- paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit në tërësi. Këto tri goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë multietnike në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij. Këto ndërhyrje kërcënojnë të zhdukin elementet kyçe të paqes dhe të barazisë, duke na kthyer në kushtet e para vitit 2001, që ishin shkaktarët e krizës dhe luftës së atij viti. Ju bëj thirrje për veprim të përbashkët dhe të vendosur për të mbrojtur arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e garantuara të shqiptarëve”, shkruan Ahmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026

“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
08:05 | 24/06/2026