Zgjedhjet në RMV/ Kasami: Ali Ahmeti do të marrë ‘knock aut’ më 8 maj

4 Maj 2024 | 15:25

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami foli në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka ‘sulmuar’ Ahmetin duke thënë se ky i fundit do të marrë ‘knock out’ nga votuesit shqiptarë më 8 maj.

Mes tjerash ai tregoi se pse po bashkëpunon me aleancat e tjera  në këto zgjedhje.

Ali Ahmeti vetëm më kërcënon, pasi ai nuk ka ofertë politike dhe nuk ka ofertë për zgjedhje. Vjen me terma kërcënues ndaj votuesit shqiptar Përgjigjen më të mirë do e marrë më 8 maj po nga këta shqiptarë. Ai do të marrë knock out nga votuesit shqiptarë më 8 maj.

“Është evidente që këto figura i ka bashkuar krimi dhe korrupsioni. Deri më tani ata kanë luftuar njëri tjetri  për të marrë pushtetin. Në momentin që ndodh një koalicion opozitar atyre u rrezikohet pushteti. Ata po bëhen bashkë jo për interes të shqiptarëve po për të mbrojtur pasurinë e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme. Përsa i përket rezultatit zgjedhor, u konfirmua dhe në zgjedhjet presidenciale, që do vij me të gjithë argatët mundet vetëm me një rezultat të thellë zgjedhor që do të ndodh më 8 maj. BDI duhet të mundet me së paku 30 mijë vota diferencë. Besoj  se vetëm me  një rezultat të tillë ne do të korrim fitore. Shqiptarët kanë mundësinë e parë që me  një votë, figurat politike që janë  fajtorë për ikjen e shqiptarëve, ti dënojnë dhe të sjellin një model të ri qeverisje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026