Temperatura deri në 29 gradë Celcius, parashikimi i motit për javën

28 Tetor 2024 | 10:04
Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, parashikoi një javë me diell për Shqipërinë, me kthjellime dhe vranësira të lehta, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Ajo theksoi se, megjithëse do të ketë disa vranësira, nuk priten reshje.

Sipas saj, moti do të mbetet i kthjellët deri në fundjavë, me temperatura që do të rriten nga e mërkura, duke arritur kulmin në 29 gradë Celsius.

Në qytetin e Pukës, temperatura është regjistruar në 5 gradë, ndërsa në Elbasan, maksimalja arrin deri në 27 gradë. Porja theksoi se disa zona do të shënojnë temperatura më të larta se mesatarja, duke e bërë këtë javë ideale për frekuentimin e bregdetit.

“Një tjetër javë me diell, ku frekuentohet bregdeti. Parashikohet që të jetë një javë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Edhe pse kemi praninë e vranësirave, nuk do të kemi rreshje. Deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët, mundësia për rreshje shoiu është zero. Sot termometri regjistron 5 gradë Celcius në qytetin e Pukës dhe maksimalja 27 gradë në Elbasan. Rreth vlerës 25-26 gradë do të jenë të gjitha qytetet, teksa do të ketë rritje temperaturash nga e mërkura e në vazhdim, ku do të kulmojë temperature 29 gradë. Në disa zona termometri regjistron edhe 4 ose 5 gradë Celcius më lartë sesa mesatarja”, u shpreh meteorologia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026