SPAK merr të pandehur një tjetër kryebashkiak socialist, zbardhet akuza

29 Tetor 2024 | 10:47

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur akuza për “shpërdorim detyre” ndaj kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduard Duro,

Komunikimi i akuzës iu bë pak ditë më parë, pasi Duro licensoi një biznes karburanti në Maliq, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nga një subjekt tjetër.

Në një reagim për Euronews Albania, kryebashkiaku Duro mohoi të ketë shkelur ligjin. Ai deklaroi se “ka firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”.

Kush është Eduard Duro?

Eduard Duro ka lindur më 14 shkurt 1976, në Devoll. Ai është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Menaxhim Marketingu në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, dhe ka një përvojë të gjerë në administratën publike dhe sektorin privat. Karrierën e filloi si Përgjegjës i Zyrës së Financës në Komunën Miras (2001-2003) dhe vazhdoi në Degën Tatimore Devoll dhe si Agjent Doganor për Agjencinë DEAN shpk në Degën Doganore Kapshticë deri në vitin 2019. Aktualisht, Duro mban postin e Kryetarit të Bashkisë Devoll dhe është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 1994.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026