“Ulliri mbetet në pemë”, vit produktiv në Vlorë, mungon fuqia punëtore në fshatra
Sezoni vjeljes së ullinjve në ka nisur dhe për shumicën e fermerëve po shfaqen problemet e para. Më kryesori për momentin është mungesa e fuqisë punëtore. Fermerët ngrenë shqetësimin se punësimi ditor i një punëtori varion nga 3 mijë deri në 4 mijë lekë. Ky fakt I ka detyruar ata ta vjelin vetë ullirin.
“Forcë punëtore nuk ka, po i vjelim vetë me shumë mundim. Dita e punës së një punëtori ka shkuar 35 mijë lek, nuk ja dalim të paguajmë punëtorë. Ky vit ka qenë i thatë e nuk ka pas shumë ullinj, po si rrënjë kemi shumë, po pak prodhim na ka dhënë”,-tha fermeri.
Edhe administratori i fabrikës së prodhimit të vajit ngre si shqetësim mungesën e fuqisë punëtore, e cila nga viti në vit po shfaqet edhe më shumë si problem.
“E kemi shumë të vështirë me punëtorë dhe në fabrikë s’kemi sa vjen e po përkeqësohet kjo gjendje e nuk e di ku do shkoj. Çmimi nuk ka ndryshuar këtë vit ka cilësi, varet nga varieteti i ullirit dhe shkon deri në 10 mijë lek. Fermerët të vazhdojnë vjeljen se më vonë ka mundësi infeksioni e më vonë s’ja vlen ta mbledhësh”,-tha Vesaf Musaj, administrator i fabrikës së vajit.
Në qarkun e Vlorës kultivohen sipërfaqet më të mëdha të pemës së ullirit. Janë mbi 350 mijë rrënjë ullinj të mbjellja, midis tyre edhe shekullor, kryesisht në fshatrat Panaja, Nartë, Kaninë, Bestrovë dhe Trevllazër, ku një pjesë e prodhimit eksportohet në vendet e BE.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane