Gonzato i dorëzon progres-raportin Ramës: Mbështesim mbylljen e negociatave në 2027
Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i dorëzoi kryeministrit Rama progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë shqiptare, Gonzato tha se Komisioni Evropian mbështet objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në BE në vitin 2027.
Gonzato nënvizoi se arritja e këtij objektivi varet nga shpejtësia e reformave për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe lirinë e medias dhe të drejtën e pronës në Shqipëri.
“Komisioni sheh një mundësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç theksoi dhe Presidentja e Von Der Leyen gjatë vizitës së kaluar, nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të hapë gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.
Komunikata e publikuar dje thotë se Komisioni mbështet çeljen e grup-kapitullit të 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në fund të 2027-ës. Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëse autoritetet shqiptare intensifikojnë hapin e reformave të orientuara nga BE, për sundimin e ligjit, konsolidimin e bilancit për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nxitjen dhe promovimin e të drejtave themelore, përfshirë edhe lirinë e medias, të drejtën e pronësisë dhe pakicat,” tha Gonzato.
Gonzato në fjalën e tij vlerësoi pozitivisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të kryer nga SPAK.
“Ka një përmirësim në luftën kundër korrupsionit, SPAK po bën një punë të mirë. Funksionimi i gjyqësorit ka një hapësirë të rëndësishme. Komisioni vëren progres në këtë fushë, sidomos sa i përket procesit të vetingut. Në luftën për krimin e organizuar është bërë disi progres, falë SPAK-ut që ka rritur kapacitetin në forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve që vijnë nga veprimtari kriminale.
Shqetësimet mbeten sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor, si dhe mangësi sa i takon emërimeve bazuar në meritë të anëtarëve jo magjistratë në KLGJ dhe KLP. Raporti jep rekomandime për të trajtuar këto çështje. Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe SPAK ka bërë një punë të mirë dhe me rezultate konkrete,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën