A do të ulet në dialog me opozitën? Rama shprehet i gatshëm, kushti që ka

31 Tetor 2024 | 12:03

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në diskutime me opozitën, por siç theksoi ai, “dialogu të bëhet përmes gjuhës dhe jo këmbëve e muskujve”. Deklarata u bë gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e Delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Ramës progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Rama theksoi se “që nga dita e parë deri në ditën kur të jem në detyrë, asnjëherë s’do të jetë problem nga qeveria për të diskutuar”. Ai foli edhe për kohën kur ishte vetë në krye të opozitës, duke shpjeguar se “problemi ynë ka qenë që qeveria nuk pranonte të fliste me ne”.

Gonzato theksoi se Komisioni Evropian mbështet objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në vitin 2027. Ai theksoi se është e rëndësishme që të ketë dialog politik mes palëve dhe përshpejtim të reformave, duke u fokusuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

“Qeveria nuk ka disponim të ulet me opozitën. Tani unë mund të flas edhe për eksperiencën në krye të opozitës”, u shpreh Rama, duke shtuar se “asnjëherë s’do të jetë problem qeveria për të diskutuar, përmes gjuhës, jo krahëve, këmbëve, gjokseve e muskujve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026