Gonzato mbërrin në parlament! Deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbërriti në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për t’i dorëzuar progres-raportin kryeparlamentares Elisa Spiropali. Me mbërritjen e tij në ambientet e jashtme, ambasadori u ndesh me deputetët e opozitës, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit. Megjithatë, deputetët e opozitës hapën rrugën dhe lejuan kalimin paqësisht të ambasadorit të BE.
Vizita e Gonzato në parlament erdhi disa minuta pasi ai mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në lidhje me gjetjet e raportit. Ambasadori theksoi se Komisioni Evropian mbështet objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në BE në vitin 2027.
Gonzato nënvizoi se arritja e këtij objektivi varet nga shpejtësia e reformave për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe lirinë e medias dhe të drejtën e pronës në Shqipëri. “Komisioni sheh një mundësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç theksoi dhe Presidentja e Von Der Leyen gjatë vizitës së kaluar, nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të hapë gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.
Komunikata e publikuar dje thotë se Komisioni mbështet çeljen e grup-kapitullit të 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në fund të 2027-ës. Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëse autoritetet shqiptare intensifikojnë hapin e reformave të orientuara nga BE, për sundimin e ligjit, konsolidimin e bilancit për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nxitjen dhe promovimin e të drejtave themelore, përfshirë edhe lirinë e medias, të drejtën e pronësisë dhe pakicat,” tha Gonzato.
LEXONI GJITHASHTU:
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën